Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Komisioni Hetimor nuk humb kohë, nis hetimin ndaj Metës
08.5.2021 - 09:41
Vetëm një ditë pasi Kuvendi i dha dritën jeshile me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, Komisioni Hetimor ka vendosur që të nisë menjëherë nga puna për hetimin e nismës së 49 deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për hetimin e detajshëm të akuzave të PS ndaj presidentit Meta, mësohet se do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11:00.
Kryetar i komisionit pritet të jetë Alket Hyseni ndërsa nënkryetar Myslim Murrizi.
Takimi do të zhvillohet brenda Kryesisë së Kuvendit.
Në lidhje me nismën e PS për shkarkimin e tij, presidenti Meta ka theksuar vazhdimisht se do të vijojë detyrën si President i Republikës deri në korrik të këtij viti. oranews