Flamuj të BE-së -Foto: REL/AFP

Komisioni Evropian Sot Publikon Raportin e Progresit për Kosovën

Komisioni Evropian (KE) sot do të publikojë progres-raportin i cili vlerëson përparimin drejt BE, për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Brukseli më parë bëri të ditur se mbështetja dhe fokusi i tij për procesin e zgjerimit nuk do të ndikojë në asnjë formë vlerësimin për gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit, të të drejtave të njeriut, ekonomisë dhe përputhshmërinë me standardet e BE në secilin nga gjashtë shtetet partnere në rajon.

Në media të ndryshme është thënë se ky raport nuk është shumë pozitiv për Kosovën.