Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, 22 mars 2022, Foto: KALLXO.com

Komisioni diskuton pa media në lidhje me procesin e intervistimit të kandidatëve për ambasadorë

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i ka zhvilluar punimet me dyer të mbyllura në pikën ku diskutohej për procesin e intervistimit të kandidatëve për ambasadorë.

Gjatë kësaj mbledhje, Komisioni ka njoftuar për  vizitën zyrtare të Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Kryetari i Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi tha se vizita është paraparë nga data 28 mars të këtij viti.

Ndërsa më datën 29 mars tha se do të mbahet takim i përbashkët i Komisionit të Shqipërisë me Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.