Oliver Varhelyi; Foto: Bashkimi Evropian

Komisioneri i BE-së për Zgjerim viziton Kosovën, takon Hotin dhe u drejtohet deputetëve

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti mëngjesin e ditës së sotme do të zhvillojë një takim me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Sipas njoftimit të ZKM-së, takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë duke filluar nga ora 09:15, ndërsa në ora 10:25 do të ketë konferencë për media.

Po ashtu Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Varhelyi, do ti’u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës sot në ora 11:15.