Oliver Varhelyi; Foto: Bashkimi Evropian

Komisioneri i BE-së për Zgjerim i adresohet deputetëve të Kuvendit

Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Komisioneri i Besë për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi iu ka adresuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në një senacë solemne.

Varhelyi gjatë kësaj vizite tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në menaxhimin e kësaj krize shëndetësore dhe në zvogëlimin e pasojave ekonomike dhe sociale nga COVID-19.

Ai njoftoj  që Bashkimi Evropiani  ka dhënë 100 milionë euro asistencë makro financiare Kosovës në ditët e para të tetorit.

Sipas tij, këtë javë Komisioni e ka bërë një plan për investim dhe zhvillim ekonomik që ka qëllim rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Ky plan ka për qëllim mobilizimin e miliardë eurove në grande të konvergjencës ekonomike të rajonit me BE-në.

“Ekziston një zbrazësi e madhe në kuptimin e zhvillimit ekonomik ne mes të rajonit të juaj dhe Bashkimit Evropian” tha Varhelyi.

Ai tha se sa më shpejtë që e mbyllim këtë zbrazëtirë aq më shpejtë do të fillojmë të krijojmë një ekonomi të fuqishme, të qëndrueshme dhe aq më shpejtë do të krijohet mundësia që Kosova t’i ofrohet BE-së.

Sipas tij kjo pako përfshin investime në transport, energji, ambient, digjitalizim, sektorin privat dhe rini në shtetet e rajonit.

Në fushën e transportit plani përfshin Autostradën e  Paqes që përfshin edhe Nishin në Serbi.

Në fushën e energjisë plani përfshin krijimin e ndërlidhjes së gazit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, për ta larguar nga përdorimi qymyrin.

“Kemi nevojë ta largojmë urgjentisht përdorimin e qymyrit në rajon dhe të kalojmë në përdorim të gazit” tha ai.

Në ambient plani fokusohet në ndërtimin e impianteve në Prishtinë për  ujërat  e zeza dhe ndërtimin e hidrosistemit për Ibër-Lepencin.

Sipas tij kjo pako mundëson që për 4 vite shtetet të dalin më lehtë nga kriza pandemike.