Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi - Foto: REL/EPA-EFE

Komisioneri i BE-së Oliver Varhelyi të mërkurën në Prishtinë, do ta takojë Kurtin

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.

KALLXO.com merr vesh se zyrtari evropian, do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Varhely kishte njoftuar se qëllimi i vizitës në Ballkanin Perëndimor është lufta ndaj COVID-19 dhe përkrahja me vaksina e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai së fundi ka qëndruar për vizitë në Serbi. Nga atje, ai ka thënë se përmes COVAX dhe BE-së do të shpërndajnë gati një milion doza të vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.