KOMF

KOMF thirrje mediave të largojnë videot e ngacmimit seksual ndaj të miturës

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka reaguar për lajmet e publikuara në media për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur në oborrin e një shkolle nga disa djem të mitur.

Rasti ka ndodhur në oborrin e një shkolle ndërsa KOMF ka bërë thirrje tek mediat të cilat kanë publikuar video dhe të dhëna të tjera, t’i largojnë ato pasi që cenohet identiteti i fëmijëve të përfshirë në këtë rast.

“Pamjet filmike, zbulimi i emrit të shkollës, zbulimi i klasës dhe të dhëna të tjera, çojnë në zbulim të identitetit të fëmijës, dëmtim të rëndë dhe riviktimizim të fëmijës, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë të rastit dhe moshës shumë të vogël të fëmijëve të përfshirë në rast”, thuhet në reagim.

Tutje, KOMF ka bërë thirrje drejt Qendrës për Punë Sociale që me prioritet të ofrojë shërbimet për mbrojtje dhe rehabilitim për fëmijën dhe të ndërmerren të gjitha shërbimet e nevojshme për fëmijët e tjerë.

Dje një media është raportuar për ngacmimin seksual ndaj një vajze të mitur në oborrin e një shkolle në Prishtinë nga tre djem, po ashtu të mitur.

Shpjegimet zyrtare për dyshimet për ngacmim seksual në një shkollë të Prishtinës