Ilustrim

Komentoi në Facebook - Policia fillon hetimet për nxitje të përçarjes dhe të mosdurimit

Një person në Klinë është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se përmes komenteve në rrjetin social Facebook ka kryer veprën “nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit”.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori. Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është evidentuar nga Policia e Kosovës, më 23.01.2025.