Komentet e VV-së: Thaçi ka bërë shumë shkelje me mandatimin e Hotit për kryeministër

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka dorëzuar në në Kushtetuese komentet në lidhje me rastin e iniciuar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me dekretin e presidentit Thaçi të datës 30 prill.

Sipas saj, presidenti Thaçi me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër ka bërë një numër të madh të shkeljeve, duke favorizuar parti politike.

“Shkeljet e presidentit janë të shumëfishta dhe të rënda, ne besojmë fuqishëm se të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë, presidenti ndonëse sipas kushtetues do të duhej të ishte një person unifikues, ai ka tejkaluar të gjitha kompetencat e tij duke favorizuar parti politike dhe duke vepruar për interesa personale apo partiake”, tha ajo.

Nagavci ka thënë se presidenti ka vendosur afate jokushtetuese si dhe ka konstatuar se LVV-ja refuzon ka dërgoj emrin për mandatar.

“Në mënyrë jashtkushtetuese presidenti Thaçi ka konstatuar se LVV ka hequr dorë nga e drejta e saj për të mandatuar kryeministrin ndonëse ne asnjëherë nuk kemi bërë një refuzim të tillë dhe për më tepër ka konstatuar afate që nuk i takon të bëjnë një gjë të tillë sipas Kushtetutës, duke presuzpozuar se LVV ka tejkaluar afatet të cilat fare nuk janë të bazuara në Kushtetutë”, shtoi ajo.

Nagavci tha se besojnë që Gjykata Kushtetuese shumë shpejtë do të marrë një vendim i cili është në favor të kërkesës së grupit parlamentar të LVV-së.

Gjykata Kushtetuese e pati aprovuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.

Sipas Kushtetueses, vendimi për masën e përkohshme është deri më 29 maj 2020.

Ndërsa sot, komentet e tyre në këtë gjykatë i dorëzuan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Dekreti për Avdullah Hotin, Zyra e Presidentit dorëzon komentet në Kushtetuese

LDK-ja i dërgon në Kushtetuese komentet për dekretin e Thaçit