Komedia ‘Mat‘ premierë në Teatrin  ‘Dodona’

Shfaqja ‘Mat” me tekst të Ag Apollonit dhe regji të Ben Apollonit jepet sot premierë  në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Shfaqja jepet në Skenën e mbrëmjes në këtë teatër, në ora 19:30, ndërsa tregon një përballje argëtuese mes Vdekjes dhe Njeriut, i cili këtu paraqitet si filozof.

Ngjarja nis në momentin kur filozofi provon ta varë veten dhe i shfaqet Vdekja.

“Mat” është komedi e strukturuar si hipertekst dramatik, e shkruar si homazh performativ për regjisorët Ingmar Bergman dhe Ëoody Allen dhe si persiflazh teatral (një zhanër shumë popullor në Francën e shekullit të 18-të), por sipas perspektivës dhe humorit të kohës sonë.

Në shfaqje luajnë: Brahim Basha & Adelina Halitjaha; Kostumografia: Egzon Kazagiqi; Skeongrafia dhe dizajni i dritave: Skender Latifi; Koreografia: Xheraldina Krasniqi.