Komedia "Kosovo for dummies"; Fotografi: Teatri i Qytetit- Gjilan në Facebook

Komedia 'Kosovo for dummies' nesër hap Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe do të hapet nesër me shfaqjen e komedisë “Kosovo for dummies” në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Komedia me skenar të Jeton Neziraj dhe regjisore Blerta Rrustemi- Neziraj, rrëfen historinë e Antigonës nga Kosova, e cila për të fituar leje qëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmojë që nuk është një rinoqeront.

“Megjithatë, t’u themi që në fillim: Në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush”, thuhet në njoftimin e Teatrit.

Në shfaqje luajnë: Tringa Hasani, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Safete Mustafa.