Kombëtarja e Argjentinës nuk ka pësuar humbje që nga viti 2019, synon Kupën e Botës

Ishte 3 korriku i vitit 2019 kur kombëtarja e Argjentinës pësoi humbjen e fundit. Argjentina u mposht nga Brazili me rezultat 2:0.

Që nga atëherë Argjentina ka zhvilluar mbi 30 ndeshje dhe asnjë nuk e ka humbur.

Argjentina do të jetë pjesë e 32 shteteve pjesëmarrëse në kuadër të Kupës së Botës që pritet të zhvillohet në Katar.

Argjentina momentalisht gjendet në pozitën e dytë me 38 pikë të grumbulluara pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Shorti për Kupën e Botës pritet të hidhet të premten më 1 prill ku Argjentina me në krye Lionel Messin pritet të mësojë kundërshtarët e saj.