Foto: FSK

Komandanti i kontigjentit të FSK-së: Nxorrëm dy persona të gjallë nga ndërtesa 7-katëshe

Komandanti i kontigjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim, Egzon Syla deklaroi se ekipet kosovare kanë nxjerrë të gjallë dy persona që ndodheshin nën rrënoja në Turqi.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla u shpreh se operacioni i shpëtimit u krye në një ndërtesë 7-katëshe, e cila ishte shembur tërësisht si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.

“Me pajisjet tona të dëgjimit, me kamera dhe pajisje të tjera, kemi arritur të identifikojmë dy persona gjallë nën rrënoja. Ka qenë një pallat 7-katësh dhe në katën e pari kemi identifikuar dy zëra, njëri i moshës madhe dhe tjetri një fëmijë i vogël. E gjithë ndërtesa ka qenë e rrënuar aty. Katet kanë qenë pothuajse të palosura me njëri-tjetrin. Ka qenë një katastrofë”, theksoi ai.

Vetëm në Turqi numri i të vdekurve nga tërmeti 7.8 shkallë të Rihterit që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit, ka lënë të vdekur 31 mijë e 600 persona.

“Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë” – Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares