Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët në Zveçan

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi ushtarët e Komandës Rajonale-Lindore të Ekipit Monitorues Ndërlidhës Grek (LMT) në Zveçan.

Sipas një njoftimi të KFOR-IT, Gjenerali Ristuccia mori një përditësim mbi aktivitetet në vazhdim dhe diskutoi me ta situatën e përgjithshme në zonë. Komandanti i KFOR-it nënvizoi  se “LMT-të luajnë një rol kompleks në Kosovë dhe unë jam krenar për punën tuaj”.

“Ekipet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it janë burimi kryesor i vetëdijes së shpërndarë për situatën në terren, duke i lejuar KFOR-it të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrojë përpjekjet e tyre”.

“Këto ekipe janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe të besueshme ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale, liderëve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Rrtklive