Foto: KFOR
Komandanti i KFOR-it takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka zhvilluar një takim sot, më 23.10.2024, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq dhe pjesëtarë të tjerë të forcave serbe.
Siguria rajonale dhe aktivitetet e përbashkëta mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë kanë qenë pjesë e diskutimeve gjatë këtij takimi, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Ata ndanë pikëpamjet mbi sigurinë rajonale dhe mbi aktivitetet e vazhdueshme ndërmjet KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe” – thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it theksoi edhe një herë rëndësinë e komunikimit të rregullt më qellim të shkëmbimit të informatave në kohë duke ndikuar në ruajtjen e stabilitetit.
“Gjeneralmajor Barduani theksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt që synon të sigurojë shkëmbimin në kohë të informacionit dhe ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga KFOR-i.
Komandanti i KFOR-it në ketë takim konfirmoi edhe një herë përkushtimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe sigurisë për komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Vizita e sotme thuhet së është pjesë e shkëmbimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë, në Kosovë dhe në mbarë rajonin.