Foto: ZKM

Komandanti i KFOR-it pret kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, janë pritur sot në takim nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Franco Federici.

Sipas njoftimit, ky takim është zhvilluar në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin.

“Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Foto: ZKM