Forca e Sigurisë së Kosovës/ Facebook

Komandanti i FSK-së dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas vizituan trajnimet përgatitore për ushtrimin “Defender Europe 23”

Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas gjeneral major Ben Corell së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Kjo vizitë është bërë për të parë nga afër trajnimet përgatitore për ushtrimin “Defender Europe 23”.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte që ti përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësorë, Regjimenti i Parë dhe Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe të përgatitjeve për “Defender Europe 23” – është thënë në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës/ Facebook
Forca e Sigurisë së Kosovës/ Facebook

Sipas njoftimit, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës/ Facebook
Forca e Sigurisë së Kosovës/ Facebook