FOTO: Afrim Veseli

Koloneli në pension për ushtarët e rinj: Është arritje e madhe në nivel vendi

Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten iu janë bashkuar edhe 257 ushtarë të rinj.

Koloneli në pension, Afrim Veseli ka folur për rekrutimin e ushtarëve të rinj duke thënë se FSK vazhdon të jetë organizata më e besueshme dhe më profesionale në nivel vendi.

“Ky është një rezultat që FSK vazhdon të jetë ajo organizata më e besueshme dhe më profesionale dhe e cila është në nivel vendi ndër më të mirat dhe ky proces që ka filluar më herët edhe në kohën gjatë sa kam shërby edhe unë paska përfundu. Jam shumë i lumtur kur i shoh fotot e ushtarëve të rinj të Kosovës, është ditë e veçantë për ta dhe për neve”, ka thënë Veseli në një intervistë për televizionin ATV.

Veseli ka përgëzuar shtabin e FSK-së për përfundimin e procesit të rregull dhe gjithashtu ka përgëzuar edhe BIRN për monitorimin e procesit të rekrutimit të ushtarëve.

“Ky është një proces i planifikuar më herët nga shtabi i përgjithshëm i FSK-së dhe i përgëzoj për përfundimin e këtij procesi të rregullt. Përgëzoj edhe Jeta Xharrën me aktivitetet e saj në monitorim të këtij procesi”, u shpreh Veseli.

Për ushtarët e rinj, koloneli në pension thotë se kjo është një arritje e madhe në nivel vendi.

“Atdheu ka një ushtarë më shumë, një ushtar të certifikuar, një ushtar nën betim. Kosovës ju kanë shtu 257 ushtarë të rinjë. FSK-së ju kanë rritë rreshtat prej 257 të rinjve të cilët do t’i shërbejnë atdheut, kjo është një arritje e madhe në nivel vendi”, ka deklaruar Veseli.