Kolonel Ismajl Brahimi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë diplomimit në Universitetin e Mbrojtjes, ShBA, Foto: FSK

Koloneli i FSK-së diplomoi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në ShBA

Kolonel Ismajl Brahimi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka diplomuar  në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, në Fort McNair, Washington DC, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kolonel Brahimi është oficeri i parë nga Kosova që ka ndjekur programin në Kolegjin Kombëtar të Luftës i cili për mision ka të edukojë drejtuesit e ardhshëm të Forcave të Armatosura, Departamentit të Shtetit dhe agjencive të tjera civile, duke kryer një studim të nivelit të lartë në strategjinë e sigurisë kombëtare”- thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, është bërë e ditur se shkollimi i Kolonel Brahimit është mundësuar me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.


Kolonel Ismajl Brahimi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë diplomimit në Universitetin e Mbrojtjes, ShBA, Foto:FSK