Kolonei i FSK-së: Sulmi i Rusisë nuk ka qenë befasi
24.2.2022 - 22:55
Sefer Isufi, kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka folur ekskluzivisht në emisionin “Kallxo Përnime” për sulmin e Rusisë në Ukrainë.
Isufi tha se një ngjarje e tillë nuk ka qenë befasi por ka qenë në përputhshmëri të plotë me planin strategjik rus të sigurisë.
“Nuk ka qenë befasi sulmi i Rusisë në Ukrainë por ka qenë në përputhshmëri me planin strategjik të tyre për periudhë afatgjatë në shumë aspekte”, tha ai.
Koloneli i FSK-së theksoi se në planin strategjik të sigurisë kombëtare të Rusisë, të përditësuar në vitin 2021, bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë në kundërshti të plotë.