Kolonë e gjatë e armatës ruse niset drejt Kievit

Afrimi i një kolone të gjatë të armatës ruse i ka dhënë një kuptim të ri dhe krejtësisht të tmerrshëm pamjeve që bota po i shikon vazhdimisht në Ukrainë.

Kjo autokolonë është në rrugë e sipër, madje ka raportime se po përforcohet para se të arrijë në qytet.

Përforcues i kësaj frikë janë raportet që vijnë nga pjesë të tjera të Ukrainës, se Rusia po rrethon zonat e populluara duke përdorur “taktika mesjetare”, zonat përreth dhe duke u mohuar atyre ushqimin, ujin dhe furnizimet thelbësore.

Kur filloi Pushtimi rus, pesë ditë më parë, pritej që do të ishte vetëm çështje ditësh, madje edhe çështje orësh para se ushtria e fuqishme ruse të futej në Kiev.

Tashmë jemi në ditën e gjashtë dhe Ukraina po i reziston ende ushtrisë ukrainase, duke përdorur armë dhe municione perëndimore, por edhe duke i mbrojtur nga qytetarët që po kapin armët, po regjistrohen për forcat e mbrojtjes së lagjeve të tyre dhe të cilët po shkojnë në vijat e para./BBC