Kolonat në pikat e kalimit kufitar në Kosovë sipas MPB-së

Situata në pikat e kalimit kufitar në Kosovë është pa pritje të gjata, si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit.

Sipas raportit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, në shumicën prej pikë-kalimeve kufitare pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Për dallim nga pikat tjera, në Vërmicë dhe Han të Elezit, ku pritjet janë më të gjata deri në 15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje deri në 20 minuta.

Diferencë nga pikat e tjera sipas raportit, vërehen edhe në Merdare dhe Muçibabë ku pritjet janë deri në 10 minuta në hyrje dhe dalje.

Nryshe sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID-19 nga sot, të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

KËTU mund të gjeni linkun për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare.