Kolona të gjata të francezëve për homazhe për Jacques Chirac

Qindra njerëz janë rreshtuar tek pallati  presidencial Elysee në Paris për të kryer homazhe për Jacques Chirac, një gjigand i politikës franceze për tre dekada, vdekja e të cilit ngjalli  atribute të një lideri kompleks por karizmatik, shkruan The Guardian.

Chirac, president prej 1995-2007, vdiq të enjten në moshën 86 vjeqare, pas një periudhe të gjatë si i sëmurë, teksa presidenti Emanuel Macron po i drejtohej kombit me fjalët ”një njeri që e deshëm ashtu si na deshi ai neve”.

Edhe armiqtë e adhuronin sharmin dhe kualitetet e tij si politikan, duke përfshirë edhe kundërshtimin që ai i bëri Washingtonit në vitin 2003 në lidhje me luftën në Irak.

Presidenca franceze hapi dyert e pallatit për tu mundësuar njerëzve të shënonin diçka në librin e ngushëllimeve, të enjten mbrëma u krijuan kolona me qindra njerëz gjë që kalonte përtej limitit që lejohet.

“Ai kishte prezencë, ishte karizmatik-që së fundi presidentët nuk janë”, tha Pierre Yves, teksa po priste të nënshkruante,

“ Chirac ishte politikani i fëmijërisë time” tha Macron.

Pallati është i hapur edhe sot deri pasdite sipas të dhënave nga Presidenca.

Një ceremoni për publikun do të mbahet të dielën, në kompleksin memorial të invalidëve në Paris, e cila pastaj do ndiqet me një ditë zie kombëtare të hënën.

Ish- kryeministri, presidenti dhe kryetari i Parisit do të varroset në varrezat Montparnasse në një ceremoni private tha dhëndri i tij Frederic Salat Baroux, Chirac do varroset pranë vajzës së tij Laurence e cila vdiq në vitin 2016.

Të enjten mbrëma kulla Eiffel fiki dritat në shenjë respekti për vdekjen e ish-Presidentit.

Vdekja e tij nxiti diskutime të shumta në lidhje me trashëgiminë që i la Francës si njeri dhe politikan.

Përgatiti- Ardita Zeqiri