Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Kolona të gjata në Merdarë, bëhet thirrje për shfrytëzimin edhe të pikave tjera kufitare

Kolona me mijëra metra të gjata janë evidentuar në dalje të pikës kufitare në Merdarë, kurse në hyrje nuk ka kolona.

Sipas MPB, kolona ka edhe në pikën kufitare në Dheu i Bardhë e Vërmicë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë thirrje te qytetarët që të shmangin pritjet e gjata dhe të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare.

“QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdarë, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarinje janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrje/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata!”, thuhet në njoftim.