Foto: Policia e Kosovës

Foto: Policia e Kosovës

Kolona për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu i Bardhë

Deri në një orë janë duke pritur qytetarët për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme(MPB), në këtë pikë qytetarët për të dalë nga Kosova po presin 10 deri 15 minuta, përderisa radha e automjeteve në hyrje është 1000 metra kurse dalja deri në 80 metra.

Në pikën tjetër kufitare me Serbinë, në Jarinjë pritjet e qytetarëve janë deri 15 minuta për të hyrë në vend dhe 10 minuta për të dal nga Kosova. Situatë pothuajse e njëjtë është edhe në pikat tjera në kufi me Serbinë – Bërnjak, Multivodë, Merdare dhe Muçibabë.

KALLXO.com ka raportuar sot se dhjetëra qytetarë serbë janë nisur drejtë Serbisë për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të cilët po mbahen gjatë ditës se sotme.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka deklaruar se situata është e qetë dhe stabile, ndërsa shtojnë se në disa pika kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, janë krijuar kolona dhe pritje.

Sipas forcave të rendit, pritjet janë shkaktuar në dalje nga Kosova drejt Serbisë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, si pasojë e qarkullimit të shtuar të automjeteve në këto dy pika kufitare, si pasojë e punës së ngadalësuar nga autoritet serbe duke aplikuar hyrjen vetëm me një korsi si dhe aplikimit të procedurave të stikersave.

Në anën tjetër, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se bashkë me ambasadoren franceze Marie- Christine Butel, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare, pasi dhjetëra qytetarë serbë nga Kosova u nisën për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.