Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Kolona mbi një kilometër dhe pritje mbi tre orë në Merdarë

Qytetarët që janë duke përdorur pikën kufitare të kalimit në Merdarë për të dalë nga vendi, janë duke pritur më shumë se 3 orë.

Për ty hyrë në Republikën e Kosovës në këtë pikë kufitare, pritje bëhen deri në një orë.

Policia e Kosovës thotë për KALLXO.com se radha e veturave në këtë pikë është më shumë se një kilometër.

Përveç pikës kufitare në Merdarë, pikë-kalimi tjetër më i frekuentuar është ajo te Dheu i Bardhë.

Sipas PK-së, qytetarët janë duke pritur për të dalë deri në 30 minuta kurse kolona me vetura është 70 metra.

Ndërsa për dallim nga Dheu i Bardhë, ku sipas Policisë qytetarët në dalje janë duke pritur deri në 15 minuta, kolona është më e gjatë në hyrje.

Pikë kalimet e tjera kufitare si Mutivodë, Muçibabë, Qafë e Morinës, kanë më pak fluks dhe pritjet shkojnë deri në 5 minuta.

Fluks i madh i mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona të gjata në disa nga pikat e kalimit kufitar.

Tabela më poshtë, tregon për fluksin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.