Ilustrim: Kolonat në Merdarë

Kolona 1.2 kilometra në Merdare

Deri në tri orë pritje në pikën kufitare në Merdare janë raportuar nga ana Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Në anën tjetër kolonat sipas QKMK janë deri në 1 kilometër e 200 metra në po të njëjtën pikë.

Nga 12 pikat kufitare, në tri prej tyre janë raportuar pritje dhe kolona.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, QKMK ka raportuar se ka pritje deri në 30 minuta në dalje ndërsa deri në 10 minuta në hyrje. Kolonat kanë arritur deri në 200 metra.

Pritje në dalje deri në 30 minuta janë raportuar edhe në pikën tjetër kufitare atë të Mutivodës. Kolona e veturave në këtë pikë arrin deri në 100 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për pritje më të gjata se 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar edhe se deri më tani që të gjitha rrugët që të dërgojnë drejt pikave kufitare janë të kalueshme.