Foto: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: Policia - bashkëfajtore në vrasjen e grave

Me mbishkrimet “Policia, bashkë-fajtore në vrasjen e grave”, “Burrat vrasin gratë, shteti hesht”, “Për gratë, as shtëpia nuk është vend i sigurt”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist të enjten mbrëma ka reaguar ndaj vrasjes së një gruaje dje në Llaushë të Skenderajt.

“Dje, edhe një grua u vra nga burri i saj. Pas dhunës sistematike të ushtruar ndaj viktimës, për të cilën Policia ishte në dijeni, Skënder Qerimaj ia mori jetën Lirijes”, thuhet në reagimin e organizatës e cila mbron dhe promovon të drejtat e grave.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka fajësuar institucionet e rendit dhe ligjit për rastin tragjik.

Foto: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

“Vrasja e Lirijes mund të ishte e parandalushme. E ndjera e kishte raportuar dhunën e bashkëshortit në stacionin policor në Skënderaj por përkundër kësaj vrasësi u la i lirë disa orë pas raportimit dhe marrjes në pyetje. Kjo në vazhdën e neglizhimit institucional të sigurisë së grave e shtypjes sistematike që shteti ua bënë atyre”, thuhet tutje në reagim.

“Sikur Policia të intervenonte drejtë e të gjitha hallkat tjera shtetërore të mos dështonin në mbrojtjen e grave, drejtësia për Lirijen do të mund të arrihej sa të ishte ajo gjallë”, thuhet në njfotim.

Përmes grafiteve, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë tthirje që institucionet të kenë vëmendje të shtuar në rastet e dhunës ndaj grave dhe trajtimin dhe trajtimin e tyre.

“Në këto kushte tmerri e frike, ne gishtin e drejtojmë drejt institucioneve të cilat, të sunduara nga mendësia patriarkale, po i vrasin gratë. Grafitet e sontme në qytetin e Skënderajit, nga muret e policisë e tek hapësirat tjera publike, përveç që denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar -që nga familja e në polici e gjykata- që po ua merr jetën grave”, thuhet në fund të reagimit.

Thellohet skandali i vrasjes në Llaushë, mbrojtësi i viktimave kërkoi pas vrasjes masën mbrojtëse

www.kallxo.com