Koleksioni i instrumenteve të Shaqir Hotit ekspozohet në Muzeun Kombëtar

Koleksione artistike- muzikore të Shaqir Hotit janë ekspozuar sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Instrumente frymore të punuara ndër vite nga Hoti janë vlerësuar si diçka unike dhe e rrallë nga zyrtarë institucional e artistë kosovar, me rastin e hapjes së kësaj ekspoizte.

Duke vlerësuar punën dhe kontributin e Hotit, ministri i Ministrie së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se Shaqir Hoti ishte një  figurë mjaft komplekse në krijimtari.

Sipas tij, Hoti ishte një mjeshtër i veçante i ndërtimit të instrumenteve muzikore.

“Kritiku francez Jean-Pierre Thibaudat ka thënë se ka thënë se Shaqir Hoti nuk është vetëm një performues i klasit të parë në instrumente frymore, por, ai gjithashtu dhe para së gjithash është një shpikës i flauteve magjike”, ka thënë ministri Çeku.

Pamje nga ekspozita me koleksionet e Shaqir Hotit. Foto KALLXO.com

Ndërsa, këngëtari i njohur Ilir Shaqiri e ka quajtur Hotin si ndërtuesin më të veçantë të instrumenteve.

“Ai krijoji instrument milimetrik i cili krijon tinguj. Diçka që e bën atë unik dhe nuk di nëse ka diku tjetër që është ndërtuar instrument i tillë minimetrik”, ka thënë Shaqiri.

Kurse Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit Çeku dhe muzikolog është shprehur se Hoti ishte ekzemplar i rrallë i komunikimit.

“Shikoni çdo artefakt në këtë ekspozitë është mjet komunikimi”, ka thënë ai, gjatë ekspozitës.

Ndërkaq Ajet Leci, drejtor i Muzeut Kombëtar ka pohuar se veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë flasin më shumë se sa ne mund të themi për të.

Instrumentisti i Shaqir Hoti ka vdekur më 10 prill 2021.

Pamje nga ekspozita me koleksionet e Shaqir Hotit. Foto KALLXO.com
Pamje nga ekspozita me koleksionet e Shaqir Hotit. Foto KALLXO.com
Pamje nga ekspozita me koleksionet e Shaqir Hotit. Foto KALLXO.com