
Rektorati. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Koeficienti i ri, pagat e udhëheqësve dhe profesorëve universitarë
Vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik është vendosur të jetë 105 euro për vitin 2023.
Paga më e lartë në arsimin universitar do të jetë për rektorët e universiteteve me koeficientin prej 14.2, me pagë 1 mijë e 491 euro. Prorektorët me koeficientin, 13 paga e të cilëve do të jetë 1 mijë e 365 euro.
Ndërsa dekanët e fakulteteve do të kenë koeficientin 12.8 apo pagë prej 1 mijë e 344 euro, ndërsa prodekanët do të paguhen 1 mijë e 323 euro.
Koeficienti prej 12.4 është përcaktuar për profesorët e rregullt, të cilët do të kenë pagë prej 1 mijë e 302 euro, profesorët e asocuar do të kenë koeficientin 11.4 apo pagën 1 mijë e 197, ndërsa profesorët asistent do të paguhen 1 mijë e 92 euro.
Ligjëruesit do të kenë koeficientin 8.6 apo rrogën prej 903 euro, lektorët do të marrin rrogë prej 787,5 euro, Asistent/Hulumtues të Pavarur do të paguhen 756 euro.
Ndërsa, asistent i ri apo hulumtuesit do të paguhen 693 euro dhe laborantët në universitet do të kenë pagën 672 euro.