
Koeficienti i pagave, deklarohet SBAShK-u
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), përmes një reagimi ka kërkuar që të zbatohet Ligji i Pagave me koeficientin e ri me vlerë prej 105 euro.
“SBAShK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe me të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”- thuhet në reagimin e SBAShK-ut.
SBAShK-u pajtohet që të fillojë zbatimi i Ligjit për Paga, por vlera e përcaktuar për koeficientin nuk ka përmbushur pritshmëritë e tyre.
“Ky rangim ka bërë që vlera e koeficionetit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona, por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë rritje page mesatare prej 100 euro”- thonë SBAShK.
Më 1 shkurt 2023 është publikuar vlera e koeficientit prej 105 euro me Ligjin e Pagave për nëpunësit e sektorit publik.
Vlera e koeficientit për pagat në sektorin publik është vendosur të jetë 105 euro për vitin 2023.
Paga më e lartë në arsimin parauniverstar do të jetë për drejtore/i të Shkollave të Mesme të Lartë dhe Drejtore/ të Shkollave Speciale me koeficient 6.3 apo 661,5 euro.
Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme të Ulët do të kenë pagën 651,5 euro dhe drejtorët e institucioneve Parashkollore me pagë 619,5 euro.
Paga e mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave me koeficientin e ri