Fatmir Matoshi- Ministër

Koalicionet, Nisma dhe AKR pritet t’i bashkojnë forcat

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit pritet t’i bashkojnë forcat për zgjedhjet e parakohshme që pritet të bahen më së largu në javën e parë të muajit tetor.

Në një bisedë për KALLXO.com, Fatmir Matoshi nga AKR tha se shumë shpejt do të njoftohet opinioni edhe zyrtarisht.

“Për pak ju njoftojmë me një komunikatë për media. Jemi duke biseduar për momentin po ende nuk i kemi dhënë dorën njëri tjetrit për marrëveshje. Ne kemi pasur komunikim shumë të mirë me Nismën gjatë gjithë kohës”, tha shkurt ai.

Ky është koalicioni i dytë i partive pas atij ndërmjet AAK-së së Ramush Haradinajt dhe PSD-së të Shpend Ahmetit.