KMDLNj: Pse të paguhet 50 euro testi për COVID-19 në rrethana të varfërisë?

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar në lidhje me pagimin e testit për COVID-19 në laboratoret private.

Sipas KLMDNJ-së, edhe para licencimit të laboratorëve private disa institucione shëndetësore private kanë bërë teste për ata që për çështje biznesi, turizmi apo të tjera është dashur të shkojnë në vende ku kërkohen këto teste.

“Ky çmim prej 50 eurosh është i vërtetë, kjo edhe më shumë do ta vështirësojë gjendjen e shtresave më të

rrezikuara ndërsa këta që i kanë të gjitha mundësitë, duke përfituar pameritueshëm, vetëm sa

ndikojnë në rritjen e numrit të të vdekurve” ka shkruar Këshilli.

Sipas tyre nëse informatat janë të sakta, testi anti COVID kushton 50 euro kurse ai serologjik, në institucionet shëndetësore private kushton 20 euro që, në rrethanat e rënduara ekonomike kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lufton për të mbijetuar, kjo shumë është e papërballueshme.

Këshilli ka kritikuar duke thënë se Ministria e Shëndetësisë nën udhëheqjen e Arben Vitisë dhe Armend Zemajt , kanë marrë mjete të konsiderueshme nga buxheti i Kosovës dhe shumë donacione nga bashkësia ndërkombëtare për luftë kundër pandemisë mirëpo krahasuar me vendet e rajonit , numri i të testuarve është minimal në ndërkohë që numri i të infektuarve dhe viktimave është jashtëzakonisht i madh.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas vetdeklarimit brenda 24 orëve i bënë 400 deri 500 teste që është

numër i vogël krahasuar me nevojat dhe kërkesat kurse Qendra e Mjekësisë Familjare në

Prishtinë ka filluar të bëjë tekste serologjike e që numri është i kufizuar” ka shkruar tutje KMDLNj.

KMDLNj ka reaguar disa herë për diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit për COVID-19, pa rend, politikanë dhe figura publike.

Ndërsa për pezullimin e Udhëzimit Administrativ për çmimin e barnave që siguronte mundësi për shtresat e rrezikuara të blejnë barna e që përkohësisht e kanë quajtur korrupsion pandemik.

Bordi  për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka lincenuar  29 laboratore për trajtim të COVID-19,  27 prej të cilave do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT- PCR).