KMDLNj dënon kërcënimin ndaj Vjosa Osmanit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas kërcënimit përmes rrjeteve sociale që i është bërë kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas KMDLNj-së kjo nuk është hera e parë që udhëheqësit e shtetit dhe familjarët e tyre kërcënohen dhe numri i rasteve të trajtuar nga drejtësia për këtë çështje është i vogël.

“KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike të bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bartësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Tutje thuhet se KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve.

KALLXO.com ka raportuar se Vjosa Osmani është person i cili është kanosur përmes rrjetit social Tëitter.