KMDLNJ dënon dhunën në veri, kërkon nga Policia që pa asnjë kompromis të veprojë kundër krimit të organizuar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke e dënuar dhunën e shkaktuar nga qytetarët serb ndaj  inspektorëve, zyrtarëve policor dhe gazetarëve.

KMDLNJ përmes një komunikate ka kërkuar nga Policia që të veprojë pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Ky këshill ka thënë se sipas qendrës në Mitrovicë, “ekstremistë serbë të Veriut të Mitrovicës lëshuan alarmin për grumbullim të qytetarëve për të kundërshtuar aksionin e Inspektorëve që kontrollonin barnatoret ku dyshohej se zhvillohej kontrabanda me barna”.

“Për t’i frikësuar inspektoret që e kryenin punën në përputhje me autorizimet, ekstremistet serbë shtinë disa herë me armë zjarri, i vunë flakën një veture të policisë dhe u dëmtuan edhe tri automjete të policisë sikur që një tjetër veturë  e rrokullisen. Të shtëna me armë zjarri pati edhe në orën 10:27. Sipas informatave të KMDLNj -së deri në momentin e raportimit dihet se ka disa policë të lënduar si dhe një qytetar serb i plagosur mne armë zjarri. Ka të arrestuar por se nuk dihet numri i tyre.. Po këta ekstremistë në drejtim të Policisë së Kosovës hodhën gaz lotsjellës”, thuhet tutje në komunikatën e KMDLNJ.

Komunikata e plotë e KMDLNJ:

DHUNA NDAJ POLICISË, INSPEKTORËVE DHE GAZETARËVE E PAPRANUESHME PËR KMDLNJ-NË!

Sipas informatave të KMDLNj-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë më 13.10.2021 nga ora 9:00 deri 10:10, ekstremistë serbë të Veriut të Mitrovicës lëshuan alarmin për grumbullim të qytetarëve për të kundërshtuar aksionin e Inspektorëve që kontrollonin barnatoret ku dyshohej se zhvillohej kontrabanda me barna. Inspektorët ishin  të shoqëruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët u sulmuan nga grupe të organizuara të ekstremistëve të cilët mobilizojnë masat për të kundërshtuar zbatimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Për t’i frikësuar inspektoret që e kryenin punën në përputhje me autorizimet, ekstremistet serbë shtinë disa herë me armë zjarri, i vunë flakën një veture të policisë dhe u dëmtuan edhe tri automjete të policisë sikur që një tjetër veturë  e rrokullisën. Të shtëna me armë zjarri pati edhe në orën 10:27. Sipas informatave të KMDLNj -së deri në momentin e raportimit dihet se ka disa policë të lënduar si dhe një qytetar serb i plagosur me armë zjarri. Ka të arrestuar por se nuk dihet numri i tyre.. Po këta ekstremistë në drejtim të Policisë së Kosovës hodhën gaz lotsjellës.

KMDLNj e dënon këtë përshkallëzim të dhunës që u shkaktua nga ekstremistet serbë dhe kërkon nga Policia e Kosovës të veprojë , pa asnjë kompromis kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar , në përputhje me ligjin! Në bazë të filmimeve të medieve elektronike, organet e hetuesisë mund dhe duhet të ndërmarrin veprime kundër të gjithë atyre që po veprojnë në kundërshtim me ligjin në mënyrë që situata të kthehet në normalitet dhe inspektoret të veprojnë pa u penguar nga askush me qëllim të luftimit të kontrabandës , krimit të organizuar dhe ekonomisë informale.

KMDLNj e dënon edhe sulmin ndaj gazetarëve të T7 dhe gazetarëve të tjerë duke kërkuar që t’iu sigurohet një ambient i qetë dhe kushte për kryrje të punëve të tyre; informimin e opinionit për zhvillimin  e ngjarjeve në atë pjesë të Kosovës.

13.10.2021 Prishtinë .

 

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit dhe disa lokacione të ndryshme.

Gjatë aksionit, policia ishte penguar nga banorët serbë të kësaj ane dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës dhe të ndërhyjnë me autoblinda.

Një situatë tensionuse pas kësaj është duke mbizotëruar edhe në Zveçan sipas informatave të KALLXO.com.

Aksioni policor, që filloi sot është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Tensionet në veri, reagon kryeministri Kurti