Burimi: Klubi i Prodhuesve

Burimi: Klubi i Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve: Gjeni zgjidhje, mungesa e rrymës po u shkakton humbje prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka shprehur shqetësimin përballë krizës energjetike me të cilën po përballet vendi.

Sipas Klubit, mungesa e rrymës po u shkakton dëme e humbje jashtëzakonisht të mëdha prodhuesve vendorë.

“Prodhuesit që një kohë janë duke u përballur me furnizim jo të rregullt të energjisë, mirëpo ndërprerjet e shpeshta dhe të tej zgjatura i bëjnë kompanitë vendore të kenë humbje të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.

Sipas Klubit, prodhuesit vendorë janë duke operuar me kosto ekstreme të prodhimit.

Ata po furnizohen me energji përmes gjeneratorëve, e kjo gjendje jo vetëm që rrit shpenzimet dhe koston e produkteve, por rrezikon edhe humbjen e vendeve të punës.

Prandaj, Klubi kërkon nga institucionet të kenë parasysh gjendjen e brishtë të prodhuesve vendorë dhe të ofrojnë zgjidhje që sektori i prodhimit të mos përfshihet në reduktimet e energjisë elektrike.