Klubet dhe Ligat Rajonale të Futbollit që dhuruan nënshkrimet e tyre për Gramoz Vokrrin

Gramoz Vokrri sot edhe zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai ka treguar se ka dorëzuar 16 nënshkrime dhe pjesa tjetër e nënshkrimeve është konfidenciale dhe vetëm numri minimal i tyre është dorëzuar.

Klubet të cilat i kanë dhuruar nënshkrimet për Gramoz Vokrrin janë: Prishtina, Drenica, Malisheva, Treppça 89, Drita, Vitia, Kika, Vëllaznia, Ramiz Sadiku, Ulpina.

Po ashtu Vokrri ka siguruar edhe nënshkrimin e delegatëve nga LRFGJ dhe LRGJK.

Vokrri ka deklaruar se arsyeja kryesore pse ka kandiduar është se shumica e klubeve janë të pakënaqura me gjendjen në futbollin e Kosovës.

“Kemi një mbështetje kogja të madhe. Një mbështetje nga ana e klubeve që nuk janë të kënaqur me zhvillimet brenda institucionit, po dëshirojnë një frymë të re. Shpresoj që gara do të jetë korrekte dhe fer”, ka deklaruar Vokrri.

Ai ka theksuar se vazhdon të mendojë me që Kuvendi Zgjedhor për të parin e FFK-së që do të mbahet më 6 prill është i paligjshëm por që është i gatshëm për çdo variant.