Kllokot, vdes një person pas aksidentit me motoçikletë

Mbrëmë, rreth orës 23:00 në rrugën Kllokot-Viti, ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka vdekur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një motoçikletë.

“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.