Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kllokot, rrokulliset automjeti i zjarrfikësve të Vitisë, lëndohen dy zjarrfikës

Një automjet i zjarrfikësve të Vitisë është rrokullisur në Kllokot, ku si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

Ai ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Spital të Gjilanit dhe nuk janë në rrezik për jetë.

“Rreth orës 17:10 në Kllokot , në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti , ka ndodhur një vetaksident rrugor, ku është rrokullisur automjeti i Zjarrfikësve të Vitisë, me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë’, ka thënë Hashani.