Ilustrim

Kllokot, qytetari gjen granatë dore në oborrin e shtëpisë

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit një qytetar ka raportuar se në oborrin e tij ka gjetur një granatë dore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës, 8:30.

Në vendngjarje përpos njësive policore kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident, thuhet në raportin policor.