Gjykata e Gjilanit

Kllokot, dështon seanca ndaj zyrtarit komunal që akuzohet se vodhi 10 litra naftë të paguara nga komuna

Vlasta Bogdanoviq, asistent i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Kllokotit, është dashur të dalë sot para Gjykatës së Gjilan si i akuzuar se vodhi naftë të paguar nga buxheti komunal.

Megjithatë, seanca ndaj tij dështoi të mbahet pasi mungoi  kryetarit të trupit gjykues, Islam Thaqi për shkaqe shëndetësore.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari gjatë muajit prill të vitit 2019, në pompën e benzinës “Tina Petrol” në Kllokot, kishte regjistruar se e kishte mbushur veturën zyrtare me 70 litra karburant, ndërkohë që në rezervuar i kishte hedhur vetëm 60 litra.

Aktakuza thotë se më vonë, Bogdanoviq kishte shkuar me veturën private të tipit “Renault” në të njëjtën pompë dhe kishte marrë 10 litrat e paguara nga buxheti i komunës, të evidentuara paraprakisht në faturë.

Seanca që dështoj të mbahet sot, nuk dihet se kur do të vazhdohet.

Kllokot, zyrtari akuzohet se vodhi 10 litra naftë të paguara nga komuna