Gastronomët kundër mbylljes për 12 ditë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka thënë se në takimin me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati vetëm janë njoftuar se do të ketë mbyllje.

Sipas Kllokoqit ata nuk janë konsultuar ndonëse ishin ftuar për një gjë të tillë.

Kllokoqi po ashtu ka thënë se do të kundërshtojnë secilën masë që do të merret pa konsultim dhe njëanshëm nga Qeveria.

“Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati. Përkundër faktit që ne ishim të ftuar për konsultim, ne nuk u konsultuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 të këtij muaji. Ky vendim është vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshëm për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë edhe më tutje çdo vendim që merret njëanshëm pa konsultim. Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkërisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë!”ka shkruar Kllokoqi.

Oda Ekonomike njofton se do të ketë masa të reja kufizuese për 12 ditë

Paralajmërohet mbyllje totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare nga 6 deri më 18 prill