Kllokoqi: Lista e pritjes së bizneseve e ZRrE-së e jashtëligjshme

Përfaqësuesi i sekretaritatit të Energjisë në Vjenë, Arben Kllokoqi në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se Zyra e Rregullatorit për Energji të Kosovës ka krijuar një listë të jashtëligjshme për alokimin e kapaciteteve për energji të ripertritshme.

“Me të vërtetë si kam është një cështje shtesë mënyra se si alokon këto kapacitete rregullatori. Ata e kanë krijuar një listë, kur ka qenë alokimi i parë i kapaciteteve i burimeve të energjisë të ripërtritshme, e kanë krijuar një listë të pritjes që gjithashtu mendoj se është e jashtëligjshme”, tha Kllokoqi.

“Një listë e pritjes që është krijuar në vitin 2014 mbase dhe shfrtyëzohet për cdo kapacitet shtesë që vendoset në treg”, shtoi ai.

Jeta në Kosovë ka gjetur se Blerim Devolli, përmes gjashtë bizneseve, do të përfitojë tarifa nxitëse për prodhimin e 16.7 megavatëve nga 30 megavat sa është totali i kapaciteteve të energjisë solare të përkrahura nga shteti.

Dy kompani të Blerim Devollit, “Frigo Food Kosova” dhe “Birra Peja” kanë përfituar tarifa nxitëse prej 136.4 euro për megavat nga vendimi i bordit të ZRrE-së i datës 19 maj 2016. Kurse, me katër biznese të tjera ka përfituar nga vendimi i datës 27 nëntor 2019: “Building Construction Kosove L.L.C”, “Alsi & Co Kosovë”, “Energy Development Group” dhe kompania e katërt është “Devolli Group” të cilës i është ndrru emri në “Abrazen”.