Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Klinika Infektive: Një pacient me COVID-19 në gjendje të rëndë

Raporti ditor nga Klinika Infektive e QKUK-së, bën të ditur se sot më datë  22 maj  në këtë klinikë janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 9 pacientë.

Sipas raportit nga doktoresha Sadije Namani , nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19,  5 pacientë janë në gjendje stabile, 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Klinika thekson se është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.

Deri më tani në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, të konfirmuar me coronavirus janë 1,004 pacientë, janë shëruar 772 si dhe kanë vdekur 29 persona.