Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Klinika Infektive në Prishtinë e kthen mbrapa një pacient të Pejës, nuk kishte vend

Klinika Infektive në Prishtinë ka filluar të ‘ngushtohet’.

Një pacient në Pejë është kthyer, pasi që nuk mundën të ia siguronin një vend ku mund të shtrihej për mjekim.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, infektologu në Spitalin Rajonal në Pejë, Zenel Shatri.

“E kemi dërgu para tre dite një pacient dhe është kthy për shkak të vendit”, tha shkurt ai.

Për këtë problem ditë më parë kishte deklarata të ndryshme ndërmjet kryeministrit, Avdullah Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj.

Hoti në një konferencë tha se Infektiva nuk ka më vend për pacientë.

Ndërsa, për ministrin Zemaj ata që raportojnë një gjë të tillë janë dashakeqës.