Klinika Infektive blen afro 5 mijë maska mbrojtëse

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare do të blejë 4,702 maska për mbrojtje nga coronavirusi.

Vlera e këtyre maskave do të jetë 39,967 euro dhe tenderi është nënshkruar më 20 mars.

Sipas kontratës, lloji i maskave do të jetë: FFP2 respiratory masks, with valve, extra light, latex and PVC free.

QKUK ka nënshkruar kontratë me kompaninë ” NERAMED ” nga Graçanica për një periudhë tremujore.

Kjo kontratë është nënshkruar me procedurë të negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë 28,320 mijë euro me kompaninë “Liri-Med” për 6 mijë mburoja për fytyrë për mbrojte nga coronavirusi.

Përveç mburojave për fytyrë, Ministria e Shëndetësisë ka blerë edhe maska respiratore, veshje mbrojtëse për tërë trupin të madhësisë L, veshje mbrojtëse për tërë trupin të madhësisë XL, veshje mbrojtëse për tërë trupin të madhësisë XXL, çarçafa për një përdorim dhe syze mbrojtëse.

Ndërsa nuk ka blerë dezinfektues, termometër infra të kuq për ballë dhe qese për kufoma.

Nga data 08.02.2020 deri me 23.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 604 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e pesë (35) raste kanë rezultuar pozitive.

Coronavirusi – Ministria e Shëndetësisë blen 6 mijë maska mbrojtëse për fytyrë

Coronavirusi – 94 mijë euro për doreza, maska e veshje mbrojtëse