Klinika e Radiologjisë pranon donacion pajisje të CT-së nga Ambasada amerikane
Në Kliniken e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) më 30.07.2024 është bërë dorëzim – pranimi i donacionit të CT-së i dhuruar nga Ambasada amerikane në Kosovë.
Në dhurimin e donacionit kanë marrë pjesë ambasadori amerikan në Kosovë, Jefrey Hovenier dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.
Vitia ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së, ndërsa ka thënë se dita e sotme duhet të shënohet si ditë e veçantë për shëndetësinë kosovare,
Ai tha se vlera e donacionit është rreth 500 mijë euro dhe sipas tij pajisja ka efekt në diagnostikimin e hershem në rastet emergjente politraumatike dhe të tjera.
“Do të ketë efekt në diagnostifikimin e hershem në rastet emergjente qoftë ato politraumatike dhe natyrës së sëmundjeve ishemike të zemrës kur ka probleme koronare. Donacioni kap vlerën 499 mijë e 319 euro e cila është dedikuar për emergjencën e Klinikës së Radiologjisë. Ky donacion jo vetëm që përfaqëson përmirësim në instrastrukturën tonë por mjekësore, por do të ndihmojë në diagnostifikimin dhe trajtimin e pacientëve tanë në mënyrë me efikase, të saktë dhe shumë më të shpejtë”- tha ai.
Sipas Vitisë, stafi i klinikës është i përgatitur për ta përdorur ketë pajisje.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jefrey Hovenier tha se projekti i ndihmës humanitare është pasqyrim i një përkushtimi të Shteteve të Bashkuara për t’u kujdesur për kualitetin e jetës.
“Ky projekt i ndihmës humanitare i themeluar nga komanda evropiane e SHBA-së dhe i koordinuar nga bashkëpunimi i oficerëve të ambasadës sonë, është një tjetër pasqyrim i një përkushtimi të Shteteve të Bashkuara për t’u kujdesur për kualitetin e jetës dhe në këtë rast shërbimet e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. Siç tha ministri i vlerësuar, me vlerë afro 500 mijë, ky skaner CT jo vetëm do të përmirësojë aftësitë e klinikave të urgjencës, por edhe do të ngrejë standardin e kujdesit në Departamentin e Radiologjisë”- tha ai.