Klinika e Pulmologjisë me probleme shumë, Ministri Zemaj komenton papastërtitë në këtë Klinikë

Tash e katër muaj bëhet thirrje nga Institucionet Shëndetësore që të mbahet pastërtia personale dhe e rrethit ku jetojmë, por në Klinikën e Pulmologjisë, aty ku po mjekohen pacientët me COVID-19 papastërtia është ‘në nivel’.

KALLXO.com dje ka siguruar një video ku shihen mbeturina në koridoret e kësaj Klinike por edhe në banjot e saj.

Sot në një konferencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka komentuar një gjë të tillë.

Ai tha se duhet të raportohet çdo e gjetur dhe Ministria pastaj do të merret me këto raste.

“Raportioni të gjitha gjetjet, adresoni tek organet kompetente ne do të marrim masa”, tha Zemaj.

KALLXO.com sot ka raportuar edhe për mungesë të sapunit, letrave higjenike e dezinfektues në këtë klinikë.

Gjithashtu, në po të njejtën Klinikë nga mungesa e shtretërve është detyruar të improvizoj një të tillë, nga foto e siguruar nga KALLXO.com shihet një pacientë duke marrë trajtim në korridorin e kësaj klinike.

194 raste të reja janë regjistrua sot në Kosovë, 138 janë shëruar dhe katër të tjerë kanë vdekur brenda 24 orëve.

 

Prishtinë: Pamje shqetësuese në Klinikën e Coronavirusit nuk ka sapun