Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Klinika e Neurologjisë me shërbime të reja mjekësore

Zyra për informim e Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës ka njoftuar për shtimin e shërbimeve të reja në Klinikën e Neurologjisë.

Në njoftim thuhet se është vënë në funksion reparti për trajtimin e pacinetëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

Përpos kësaj sipas njoftimit janë funskionalizuar po ashtu edhe ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese.

Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të QKUK-së:

Ndonëse e ngarkuar me trajtimin e personave të prekur me COVID -19, në një pjesë të konsiderueshme të vitit 2020, Klinika e Neurologjisë në QKUK ka arritur me sukses të aktivizojë hapësira dhe shërbime të reja, shumë të rëndësishme për trajtimin e pacientëve me probleme shëndetësore neurologjike.

Është funksionalizuar reparti për trajtimin e pacientëve jashtë spitalor, ambulanca emergjente, hapësira për trajtimin e aksidentit akut iskemit trunor me trombolizë dhe qendra për strok.

Janë funksionalizuar ambulancat specialistike, neurofiziologjike, neuropsikologjike, hapësirat për trajtimin e pacientëve me Sklerozën Multiple dhe ka filluar projekti nacional për SM, me të cilin të gjithë pacientët mbulohen me terapi imunomoduluese.

Gjithashtu, është trajnuar stafi dhe janë përpiluar protokollet për sëmundjen iskemike trunore, epilepsi dhe Skleroze Multiple.”