Klinika e Kirurgjisë Pediatrike, pranon mbi 59 mijë euro donacion nga ‘Rotary Club Prishtina Newborn’

Klinika e Kirurgjisë Pediatrike në QKUK-në ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore për realizimin e ekzaminimeve urodinamike nga organizata ‘Rotary Club Prishtina Newborn’ .

Ky donacion ka vlerën e rreth 59 mijë eurove.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka falënderuar donatorët për ndihmën e ofruar.

‘’Bashkëpunimi mes ‘Rotary Club Prishtina Newborn’ dhe Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike është një shembull i mirë. Ju premtoj dhe do të bëj gjithçka që të gjitha pajisjet mjekësore dhe donacionet tjera do të përdoren vetëm sipas destinimit dhe do të kujdesemi që t’i mirëmbajmë ato”, tha Krasniqi.

Stephen R. Hemphill nga ‘Rotary Club Prishtina Newborn’ është shprehur i lumtur që ky projekt është realizuar me sukses.

‘’Pavarësisht se pandemia COVID-19 e ka penguar punën tonë, ne arritëm që këtë projekt ta përmbyllim me sukses”, deklaroi Hemphill.